Zgjedhjet në Cërrik, kandidati socialist Florenc Doka: Procesi, normal. Shpresojmë që qytetarët të dalin masivisht në votim

Politikë | 12 muaj më parë

Kandidati i PS-së për Bashkinë e Cërrikut, Florenc Doka pas votimit u ka bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur kryebashkiakun e qytetit.

Doka u shpreh se pjesëmarrjet në zgjedhje kanë një trend në ulje, por shpreson që qytetarët të dalin masivisht për të votuar.

“Qytetarët ta shfrytëzojnë kohën për të votuar. Procesi po shkon normal. Shpresojmë që të shkojë çdo gjë mirë, të dalim me rezultate dhe ti rikthehemi normalitetit si komunitet i vogël që jemi

Zgjedhjet kanë një  trend në ulje, por megjithatë ne shpresojmë që këtë radhë qytetarët e Cërrikut të dalin masivisht”, deklaroi Doka.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme