Pr.buxheti i 2026-ës, ministri Vengu: Rritje pagash për ushtarakët e FA-së

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka bërë me dije rritjen e pagave për ushtarakët në Forcat e Armatosura. Ai sqaroi se me projektbuxhetin e vitit 2026, rritja për kategoritë Ushtari IV deri te Gjeneral Lejtnanti do të jetë +5,875 lekë.
Ministri theksoi se kjo rritje pagash vjen, jo vetëm si pjesë e politikës së qëndrueshme dhe vendimeve të qeverisë për garantimin e kushteve më të mira të punës dhe jetesës, por edhe si një vlerësim për ata të cilët shërbejnë me përkushtim.
“Më shumë vlerësim për ata që shërbejnë me përkushtim. Rritja e pagave për ushtarakët në Forcat e Armatosura është pjesë e politikës së qëndrueshme dhe vendimeve të Qeverisë Shqiptare për të garantuar kushte më të mira pune dhe jetese.
Me Projektbuxhetin 2026, pagat përfshijnë rritje që shkon deri në +5,875 lekë, nga Ushtari IV deri te Gjeneral Lejtnanti, së bashku me shtesa për kushte pune dhe trajtim ushqimor”, shkruan Vengu në rrjetin social Facebook.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.












