Atalanta shkarkon teknikun Ivan Juriç, Palladino do të jetë trajneri i ri i zikaltërve

Atalanta shkarkon trajnerin Ivan Juriç: klubi italian njoftoi vendimin pasditen e së hënës, 10 nëntor. Humbja në shtëpi kundër Sassuolos ishte vendimtare. Raffaele Palladino do ta zëvendësojë atë, ndërsa detajet e kontratës po finalizohen.
Raffaele Palladino është trajneri i ri i Atalantës. Pas humbjes së rëndë kundër Sassuolos, drejtuesit e Atalantës kanë vendosur të bëjnë një ndryshim dhe kanë shkarkuar Ivan Juriç, fitorja e të cilit në Ligën e Kampionëve kundër Marsejës nuk ishte e mjaftueshme.
Klubi nga Bergamo e njoftoi lajmin në një deklaratë në faqen e tyre zyrtare të internetit: “Atalanta BC njofton se Ivan Juriç është liruar nga detyrat e tij si trajner i Ekipit të Parë, së bashku me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, përkatësisht Matteo Paro, Miguel Veloso, Paolo Barbero, Stjepan Ostojić dhe Michele Oreçhio. Atalanta BC falënderon Ivan Juriç dhe stafin e tij për përkushtimin e tyre dhe u uron gjithë të mirat në të ardhmen.”
Ish-trajneri i Fiorentinës, i cili tashmë ka nënshkruar një kontratë me zikaltërit, do të ulet në stol, megjithëse në këtë rast njoftimi zyrtar mund të shtyhet deri nesër.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




