(Video) Atentat me armë pranë rrethrrotullimit të Rinasit, ekzekutohet Gilmando Dani dhe plagoset miku i tij, gjendet e djegur makina e autorëve

Aktualitet | 12 muaj më parë

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në rrethrrotullimin e Rinasit në Tiranë ditën e sotme, ku ka ndodhur një atentat me armë.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Mercedes-Benz S-Class ngjyrë e bardhë, duke shkaktuar 1 të vrarë dhe 1 të plagosur, të dy duke udhëtuar me të njëjtin mjet.

Viktimë ka mbetur Gilmando Dani rreth 40 vjeç, një personazh i njohur dhe me precedent të mëparshëm penal. Sa i përket të plagosurit, ai është M.Sh. rreth 47 vjeç dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas gazetares së RTSH24, Flutura Tota, viktima Gilmando Dani dhe i plagosuri M.Sh. sapo ishin kthyer nga Barcelona drejt Tiranës. Automjetin me të cilin po udhëtonin e kishin lënë në parkingun e aeroportit. Mjeti drejtohej nga M.Sh., i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë atentatit dhe ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Sipas gazetares së RTSH24, autorët e kanë pritur makinën e viktimës në afërsi të aeroportit të Rinasit, duke ndjekur lëvizjet e tyre që prej momentit të daljes nga parkingu.

Automjeti tip “Mercedes-Benz S-Class” ku udhëtonte Dani dhe miku i tij dhe makina ku ishin atentatorët  kanë lëvizur paralel për disa metra dhe në një moment, nga makina e autorëve është hapur zjarr me breshëri automatiku, në drejtim të automjetit të Danit. Automjeti i viktimës ka vijuar të lëvizë për disa metra, përpara se të ndalonte si pasojë e të shtënave.

Në atë moment, njëri prej autorëve, i maskuar dhe me kapele, ka zbritur nga makina, është afruar pranë automjetit të Danit dhe ka qëlluar disa herë nga afër me pistoletë, për t’u siguruar që ta eliminonte përfundimisht viktimën.

Pas ekzekutimit, autori është kthyer me shpejtësi në automjetin e grupit dhe janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës, ku më vonë është gjetur një makinë e djegur tip “Toyota”në fshatin Halil, që dyshohet të jetë përdorur nga atentatorët.

(Foto nga makina e djegur)

Në brendësi të mjetit janë gjetur katër armë zjarri, që dyshohet të jenë përdorur gjatë atentatit në Rinas. Armët janë sekuestruar si prova materiale dhe do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertizë balistike, me qëllim përcaktimin e llojit të armëve dhe nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale. Mësohet se plumbat gjatë atentatit kanë prekur edhe një godinë hoteli në afërsi të vendngjarjes.

Njëkohësisht kanë nisur hetimet për të identifikuar dhe kapur autorin/ët e atentatit, si dhe për të zbardhur motivet.

Sipas burimeve policore, në këtë atentat dyshohet të kenë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë. Këta të fundit, përmes dy makinave të tjera, dyshohet të kenë marrë pjesë në atentat gjithashtu, por do të jenë hetimet që do të zbardhin të gjithë dinamikën.

Ndërkohë grupi hetimor do të shqyrtojë pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të ndërtuar dinamikën e atentatit të rëndë. Gilmando Dani u kishte shpëtuar më parë dy atentateve, në vitet 2011 dhe 2015.  

Zbardhen detaje nga dinamika e atentatit në Rinas, autorët e pritën Gilmando Danin para aeroportit dhe qëlluan me breshëri nga dy armë

Zbulohen detaje të reja nga atentati i ndodhur pranë rrethrrotullimit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, ndërsa u plagos rëndë miku i tij, M.SH.

Sipas gazetarës së RTSH24, Flutura Tota, autorët e kanë pritur makinën e viktimës në afërsi të aeroportit të Rinasit, duke ndjekur lëvizjet e tyre që prej momentit të daljes nga parkingu.

Automjeti tip “Mercedes-Benz S-Class” ku udhëtonte Dani dhe miku i tij dhe makina ku ishin atentatorët  kanë lëvizur paralel për disa metra dhe në një moment, nga makina e autorëve është hapur zjarr me breshëri automatiku, në drejtim të automjetit të Danit.

Automjeti i viktimës ka vijuar të lëvizë për disa metra, përpara se të ndalonte si pasojë e të shtënave.

Në atë moment, njëri prej autorëve, i maskuar dhe me kapele, ka zbritur nga makina, është afruar pranë automjetit të Danit dhe ka qëlluar disa herë nga afër me pistoletë, për t’u siguruar që ta eliminonte përfundimisht viktimën.

Pas ekzekutimit, autori është kthyer me shpejtësi në automjetin e grupit dhe janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës, ku më vonë është gjetur një makinë e djegur tip “Toyota”, që dyshohet të jetë përdorur nga atentatorët në fshatin Halil.

Atentati në Rinas, gjendet e djegur makina e autorëve. Brenda saj, armët e dyshuara që u përdorën për krimin

Zbardhen detaje të reja nga atentati i ndodhur pranë rrethrrotullimit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë M.Sh.

Makina e autorëve e gjetur duke u djegur në fshatin Halil. Sipas  policisë  automjet tip “Toyota” u gjet i djegur dhe dyshohet se është përdorur nga autorët.

Në brendësi të mjetit janë gjetur katër armë zjarri, që dyshohet të jenë përdorur gjatë atentatit në Rinas.

Armët janë sekuestruar si prova materiale dhe do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertizë balistike, me qëllim përcaktimin e llojit të armëve dhe nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

“Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, në fshatin Halil, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Toyota”, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas.

Në automjet janë konstatuar 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje. Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore.  Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Detaje të reja nga atentati në Rinas, viktima dhe i plagosuri sapo ishin kthyer nga Barcelona

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me atentatin e ndodhur pranë rrethrrotullimit të Rinasit, ku një person humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

Sipas gazetares së RTSH-së, Flutura Tota, viktima Gilmando Dani dhe i plagosuri M.Sh. sapo ishin kthyer nga Barcelona drejt Tiranës. Automjetin me të cilin po udhëtonin, një Mercedes-Benz S-Class ngjyrë e bardhë, e kishin lënë në parkingun e aeroportit.

Mjeti drejtohej nga M.Sh., i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë atentatit dhe ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Gazetarja Flutura Tota bën me dije se automjeti nuk ishte i blinduar, megjithatë xhamat ishin të mbështjellë me qese plastike, çka e bënte më të vështirë thyerjen e tyre. Për këtë arsye, policia hasi vështirësi në hapjen e mjetit për të nxjerrë trupin e viktimës dhe të plagosurin.

Pas atentatit, autorët janë larguar me shpejtësi në drejtim të Fushë-Krujës. Pak më vonë, në periferi të kësaj zone, është gjetur një automjet i djegur, që dyshohet të jetë përdorur për arratisjen e tyre.

Gazetarja e RTSH-së, Flutura Tota, raporton se në brendësi të mjetit të djegur janë konstatuar armë dhe municione, por policia nuk është afruar menjëherë, pasi ekzistonte rreziku që fishekët të shpërthenin nga nxehtësia e zjarrit.

Ngjarja ka vënë në alarm Policinë e Shtetit, e cila ka ngritur pika kontrolli në disa qytete të vendit. Në Lezhë dhe në akset kryesore rrugore, janë ngritur pika kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorëve të mundshëm.

Nga kontrollet po verifikohen të gjitha automjetet e dyshimta që qarkullojnë në zonë, ndërsa në terren janë përfshirë forcat operacionale dhe njësia e krimeve të rënda.

Sipas të dhënave paraprake, pista kryesore e hetimit lidhet me larje hesapesh mes grupeve kriminale, për shkak të të kaluarës së viktimës dhe lidhjeve të tij me persona të botës së krimit.

Dinamika e ngjarjes:

Gazetarja e RTSH24, Flutura Tota, raporton se Gilmando Dani sapo kishte mbërritur në Shqipëri përmes aeroportit e Rinasit. Aty e ka pritur i plagosuri M.Sh., i cili ishte drejtues i automjetit që u sulmua me armë.

Gilmando Dani u ka shpëtuar edhe më parë dy atentateve, në vitet 2011 dhe 2015. Ai ka qenë më parë i dënuar për gjobëvënie dhe u lirua pasi kreu 2/3 e dënimit.

Sipas burimeve policore, në këtë atentat dyshohet të kenë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë. Këta të fundit, përmes dy makinave të tjera, dyshohet të kenë marrë pjesë në atentat gjithashtu, por do të jenë hetimet e policisë që do të përcaktojnë këtë tezë.

Ndërkohë grupi hetimor do të shqyrtojë pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të ndërtuar dinamikën e atentatit të rëndë.

Informacioni paraprak i Policisë së Tiranës:

Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetsore.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme