Atentati në Rinas, gjendet e djegur makina e autorëve. Brenda saj, armët e dyshuara që u përdorën për krimin

Zbardhen detaje të reja nga atentati i ndodhur pranë rrethrrotullimit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë M.Sh.
Makina e autorëve e gjetur duke u djegur në fshatin Halil. Sipas policisë automjet tip “Toyota” u gjet i djegur dhe dyshohet se është përdorur nga autorët.
Në brendësi të mjetit janë gjetur katër armë zjarri, që dyshohet të jenë përdorur gjatë atentatit në Rinas.
Armët janë sekuestruar si prova materiale dhe do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertizë balistike, me qëllim përcaktimin e llojit të armëve dhe nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.
“Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, në fshatin Halil, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Toyota”, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas.
Në automjet janë konstatuar 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje. Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore. Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




