Një rrugëtim reflektues për “Politika si ide” të Valentina Leskajt: analiza, refleksione e opinione

Kulturë | 12 muaj më parë

Një rrugëtim reflektues për “Politika si Ide” është libri  që vjen me analiza, refleksione, opinione mbi librin e politikanes Valentina Leskaj.

Një rrugëtim  përmes mendimeve që lindën prej “Politikës si ide”, por që tashmë e tejkalojnë atë, duke ndërtuar një reflektim të përbashkët mbi politikën, qytetarinë dhe mbi mënyrën se si një shoqëri e dalë nga regjimi diktatorial mund të ruajë dinjitetin e vet përballë sfidave të mëdha.

Në këtë kuptim, ky botim është edhe një homazh për mendimin e lirë, për fuqinë e fjalës, për vlerën e debatit të civilizuar dhe për shpresën se politika mund të jetë përsëri një hapësirë etike.

Renditja e shkrimeve në këtë libër është ne rend  kronologjik, duke ndjekur udhëtimin që “Politika si ide” ka bërë në hapësirën publike, nga momenti i botimit deri tek jehona që mori në arenën ndërkombëtare

“Libri i ri është një libër me përmbledhje me artikuj që janë analiza, leksione dhe ese. Ky libër është një përmbledhje autorësh”, u shpreh Leskaj.

Në këtë udhëtim, autorët nuk janë vetëm komentues të një libri, por dëshmitarë të një kohe, të një epoke politike dhe intelektuale që po kërkon të rigjejë vlerat themelore të shoqërisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme