Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili thirret për herë të dytë në SPAK, nën hetim për 3 vepra penale

Aktualitet | 12 muaj më parë

Ish-kreu i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili është paraqitur këtë të enjte (13 nëntor) në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Kjo është hera e dytë që Ismaili thirret nga prokurorët e posaçëm, pasi një muaj më parë, ai u pyet mbi tentativën e hakerimit të SPAK.

Në njoftimin e SPAK bëhet me dije se Ismaili është marrë në pyetje në praninë e një avokati pasi ndaj tij po zhvillohen hetime për 3 veprat penale, “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, ” Grupi i strukturuar kriminal”, dhe Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

“Sot, më 13.11.2025, shtetasi Agim Ismaili është marrë në pyetje në praninë e një avokati pasi ndaj tij po zhvillohen hetime për veprat penale:
• Neni 293/a (paragrafi i dytë) – Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike
• Neni 333/a – Grupi i strukturuar kriminal
• Neni 334 – Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”,
thuhet në njoftim.

Kujtojmë se më 12 mars u sulmuan e-mailet e Prokurorisë së Posaçme. SPAK bëri me dije asokohe se u hakeruan adresat e email-eve të disa prej prokurorëve të SPAK.

SPAK sqaronte se nuk u cenuan sistemi i brendshëm i Strukturës së Posaçme, ndërsa shtonte se personat përgjegjës kishin tentuar të ndërhynin edhe në email-in e Kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, por pa sukses.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme