Manastirliu takim me banorët e Njësisë 3: Tirana është transformuar, por ka ende shumë për të bërë

Politikë | 12 muaj më parë

Në një dëgjesë me banorët e Njësisë 3 në Tiranë, drejtuesja politike e PS në Tiranë, Ogerta Manastirliu, foli për punët e kryera dhe projektet që vijojnë si pjesë e transformimit të kryeqytetit. Ajo theksoi se çdo çdo investim i miratuar ka synuar përmirësimin e shërbimeve publike dhe mbështetjen e familjeve në nevojë.

“Tirana sot është një metropol, por ne kemi ende shumë për të bërë. Çdo buxhet që miratojmë është një tjetër mbështetje për ata që kanë më shumë nevojë, fëmijët, të rinjtë dhe të moshuarit,” u shpreh Manastirliu.

Gjatë takimit, ajo evidentoi disa prej nevojave kryesore të Njësisë 3, si ndërtimi i një kompleksi arsimor në zonën e Kodrës, ndërtimi i urës që do të lidhë Unazën e Madhe me zonën përreth, si edhe përmirësimi i infrastrukturës.

Sipas saj, ritmi i punës duhet të shoqërohet me një administratë më efikase dhe më të përgjegjshme ndaj qytetarëve.

Manastirliu foli gjithashtu për operacionin e çlirimit të hapësirave publike, duke theksuar se deri tani janë liruar rreth 100 mijë metra katrorë të zënë në mënyrë abuzive. “Këto hapësira po kthehen në një ekosistem të ri në shërbim të fëmijëve, të moshuarve dhe bizneseve,” tha ajo.

Në mbyllje, Manastirliu theksoi se ky aksion është pjesë e një programi më të gjerë që do të vijojë me “Rilindjen Urbane 2.0”, me projekte që synojnë standarde më të larta jetese në Tiranë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme