Mashtroi një shtetas se do ta dërgonte në SHBA për 20 mijë euro, vihet në pranga 40-vjeçari

Policia ka vendosur në pranga një 40-vjeçar të shpallur në kërkim pasi ishte dënuar në mungesë për mashtrim teksa i kishte marrë një shtetasi, 21 mijë euro, duke e mashtruar se do t’i siguronte dokumentet për të udhëtuar në ShBA.
40-vjeçari i dënuar me 6 vjet burgim për këtë krim, u vendosur në pranga pas kontrolleve dhe punës operative, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të akuzuar/dënuar për vepra penale të ndryshme.
Shërbimet e komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, finalizuan operacionin “Pasoja”, gjatë të cilit u lokalizua dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim, Ahmet Bellahu, 40 vjeç.
Në vitin 2024 Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.
Në këtë vit, ai përfitoi nga një shtetas, 21 mijë euro nëpërmjet mashtrimit se do t’i siguronte dokumentet e nevojshme për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndërkaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë: I mori një shtetasi, 21 000 euro, duke e mashtruar se do t’i siguronte dokumentet për të udhëtuar në ShBA, kapet 40-vjeçari i dënuar me 6 vjet burgim për këtë krim. Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të akuzuar/dënuar për vepra penale të ndryshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, finalizuan operacionin “Pasoja”, gjatë të cilit u lokalizua dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim, Ahmet Bellahu, 40 vjeç.
Gjykata e Tiranës e ka dënuar 40-vjeçarin, në vitin 2024, me 6 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.
Në këtë vit, ai përfitoi nga një shtetas, 21 000 euro, nëpërmjet mashtrimit se do t’i siguronte dokumentet e nevojshme për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




