Gjyqi kundër Thaçit dhe të tjerëve, mbahet protesta e radhës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shumë qytetarë të tjerë nga Kosova dhe diaspora janë mbledhur sot në Strasburg të Francës në mbështetje të ish presidentit Hashim Thaçi, ish kreyparlmanetarëve Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli dhe ish deputetit Rexhep Selimi që po gjykohen në dhomat e specializuara të Kosovës me seli në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Para goditës së asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës në qytetin francez, pjesëmarrësit në protestë do të kërkojnë drejtësi për katër ish krerët e UÇK-së si dhe, siç është shprehur kryetari i organizatës së veteranëve të luftës së UCK-së Hysn Gucati, për t’iu kujtuar institucioneve evropiane se kanë themeluar një gjykatë etnike bazuar mbi deklaratat e pavërteta të ish senatorit zviceran, Dick Marti.
Protesta në mbështetje të Thaçit, Krasniqit, Veselit dhe Selimit janë mbajtur më parë edhe në Prishtinë, Hagë dhe Tiranë.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimit ndodhen në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së fundit në Kosovë, akuza që i kanë hedhur poshtë dhe janë vetë deklaruar të pafajshëm.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




