Pritja e gjatë mbaroi, Barcelona kthehet të luajë në “Camp Nou” pas 909 ditësh

Futboll Bota | 12 muaj më parë

909 ditë pas ndeshjes së tyre të fundit – më 28 maj 2023, kundër Mallorcas – Barcelona do të kthehet në Camp Nou pas një rinovimi të gjatë, i cili është shoqëruar me vonesa, pengesa, polemika dhe shqetësime të pafundme.

Këshilli i qytetit i ka dhënë klubit leje për të hapur zona të caktuara të stadiumit dhe 45,401 spektatorë do të jenë në gjendje të ndjekin ndeshjen kundër Athletic Bilbaos të shtunën.

Barcelona konfirmoi gjithashtu se është në kontakt të ngushtë me UEFA-n në lidhje me rikthimin për të luajtur në “Spotify Camp Nou” në Ligën e Kampionëve: qëllimi është ndeshja kundër Eintracht Frankfurt e planifikuar për 9 dhjetor.

Do të jetë hera e parë që Hansi Flick do të drejtojë një ndeshje nga stoli në stadiumin e rinovuar katalanas. Megjithatë, trajneri gjerman dhe ekipi i tij kishin dalë tashmë në fushë gjatë seancës stërvitore publike të mbajtur të premten, më 7 nëntor.

Seanca tërhoqi një numër marramendës prej 23,000 tifozësh, maksimumi i lejuar para këtij autorizimi të ri. Pas dy vitesh dhe 178 ditësh, Barça kthehet në shtëpi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme