Rivlerësimi i pronave, Malaj: Do të kryhet për 12 muaj, tatimi ulet në 5%
Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme do të zgjasë 12 muaj nga 9 që ishte planifikuar në fillim kur ky projekt ligj u nxor për konsultim publik. Ndërsa tatimi sipas ministrit të financave Petrit Malaj, do të jetë 5% nga 15 që është aktualisht.
“Kjo është një nismë që paralelisht do të shoqërohet duke filluar nga 1 janari 2026 dhe me çmimet e reja të referencës për të gjithë territorin e Shqipërisë, përveç Tiranës sepse para dy viteve bëri rivlerësim. Të dyja këto nisma do dalin paralelisht në 1 janar 2026, që do të thotë të gjithë qytetarët shqiptar do të kenë mundësi të bëjnë një rivlerësim të pasurive të tyre në një normë të reduktuar nga 15% në 5%”, u shpreh Petrit Malaj, Ministër i Financave.
Deputetët e opozitës në komision kërkuan që tatimi të jetë më i ulët për banorët.
“Do ishte më e mira për banorët të ishte 3% për ato të cilët nuk u kanë mundësitë”, u shpreh Flamur Hoxha, Deputet, PD.
Më herët përfaqësuesit e shoqatave të pasurive të paluajtshme kanë propozuar lehtësira për blerësit për herë të parë dhe një tatim prej 3% për banesat, të cilat nuk u morën parasysh.
Gazetar: H. Mahmutaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




