Kategoria e Parë, Lushnja-Pogradeci dhe Laçi-Iliria në RTSH

Java e 12-të e kampionatit “Kategoria e Parë” do të luhet e gjitha ditën e diel, në orën 13:30.
Skënderbeu, skuadra kryesuese, do të përballet në transfertë me Burrelin, një sfidë e fortë për korçarët që synojnë një tjetër rezultat pozitiv.
Laçi pret në shtëpi Ilirinë, ndërsa në stadiumin “Roza Haxhiu” zhvillohet ndeshja Lushnja kundër Pogradecit. Të dyja këto takime do të transmetohen drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Në Fier, Apolonia përballet me Kukësin, ndërsa Korabi luan në shtëpi ndaj AF Luftëtarit. Në stadiumin “Redi Maloku”, Kastrioti do të luajë ndaj Besës së Kavajës.
Kampionatin e Kategorisë së Parë e kryeson Skënderbeu me 28 pikë, ndërsa Laçi renditet i dyti me 21 pikë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




