Çfarë prezantoi sot Kosova në Portugali për Lojërat Mesdhetare?

Kosova | 11 muaj më parë

Në Portimao të Portugalisë u zhvillua sot Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, ku përfaqësues nga vende të ndryshme prezantuan progresin e qyteteve mikpritëse të edicioneve të ardhshme të Lojërave Mesdhetare dhe Lojërave Mesdhetare në Rërë.

Në mesin e tyre ishte edhe prezantimi i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, ku delegacioni i Komitetit Organizativ nga Kosova paraqiti raportin e detajuar të punës së bërë deri tani.

Në emër të OCMG-së, anëtari Besim Aliti, njëkohësisht sekretar i përgjithshëm i KOK-ut, shpalosi master planin, dokumentet strategjike, ueb-faqen zyrtare, procesin e finalizimit të logos dhe hapat përgatitorë që tashmë janë duke u zbatuar.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, mbajti një fjalë para Asamblesë, duke nënvizuar rëndësinë historike të këtyre Lojërave për kryeqytetin dhe duke riafirmuar përkushtimin e komunës për një organizim të nivelit më të lartë.

Master pani u prezantua nga Rob Clarke nga kompania “RC Advisory Group Limited”, fituese e tenderit për këtë projekt. KOK-u në këtë Asamble u përfaqësua nga presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm Besim Aliti dhe nënkryetari Milaim Kelmendi, ndërsa krahas Prishtinës u prezantuan edhe raportet e LM Taranto 2026 dhe LMR Portimão&Lagoa 2027.

/KosovaPress


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme