Fluks i lartë në Muriqan gjatë Festave të Nëntorit, rreth 1700 shtetas dhe qindra mjete u përpunuan në 48 orë
Pikat kufitare regjistrojnë rritje të ndjeshme të lëvizjeve gjatë Festave të Nëntorit. Në pikën kufitare të Muriqanit, gjatë 48 orëve të fundit janë përpunuar gjithsej 1276 shtetas shqiptarë që udhëtonin me 157 mjete, si dhe 429 shtetas të huaj me 123 mjete.
Sa i përket hyrjeve të autobusëve turistikë, janë përpunuar 267 shtetas të huaj që udhëtonin me 7 mjete turistike.
Ndërkohë, me procedurë të lehtësuar në dalje për autobusët turistikë, janë përpunuar 230 shtetas të huaj, si edhe 6 mjete të huaja.
Autoritetet kufitare vijojnë punën me kapacitete të shtuara për të garantuar qarkullim sa më të shpejtë dhe të sigurt gjatë ditëve festive.
Gazetar: M. Rakaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




