Botërori i Skive në RTSH: Lara Colturi renditet e 12-ta në Colorado

Lara Colturi është renditur e 12-ta në Colorado, në etapër e katërt të Botërorit të Skive, një ekskluzivitet i Radio Televizionit Shqiptar.
Me kohën e grumbulluar në dy lëshimet e saj, ajo është pozicionuar jashtë 10-shes së më të mirave në etapën e katërt të Kupës së Botës në Ski. Disa gabime të vogla të Colturit, në kalimin e flamujve gjatë konkurrimit, por që vlejnë të qindat e sekondës, sidomos në pjesën e dytë të pistës, kanë bërë që koha e saj të jetë 1 sekondë e 7 të dhjetat më shumë se ajo e arritur nga Alis Robinson e Zelandës së Re, që u pozicionua në vendin e parë.
Ky rezultat për Lara Colturin vjen pas dy medaljeve të argjendta radhazi të marra në dy garat e kaluara në disiplinën slalom. Gjithsesi Lara Colturi ka lënë pas në renditje dy emra të mëdhenj të skijimit, si amerikanen Mikaela Shifrin që u pozicionuan në vendin e 14-t dhe italianen Sofia Goxhia në vendin e 17-të.
Podiumi në përfundim të Slalomit Gjigant në Cuper u kompletua nga Alis Robinson e Zelandës së re në vendin e parë, Sara Hektor e Suedisë në vendin e dytë dhe Tea Ljuis Stjernesund e Norvegjisë në vendin e tretë. Të dielën Lara Colturi do të konkurrojë në disiplinën slalom, po në pistën amerikane në Cuper.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




