Flick dhe fotoja me Raphinha-n: Isha i zhgënjyer, jo i trishtuar. Doja një moment për të marrë frymë

Trajneri gjerman i Barcelonës, Hansi Flick, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Atletico Madrid në Spotify Camp Nou: “Do të përballemi me një ekip fantastik, me shumë kualitet, me një nga trajnerët më të mirë. Do të jetë një ndeshje e vështirë. Jemi në krye të tabelës, por sezoni nuk ka mbaruar. Duhet të vazhdojmë të punojmë, ka shumë ekipe të gatshme të japin gjithçka. Jam i lumtur, po e kompensojmë kohën e humbur”.
Mbi foton me Raphinha pas fitores kundër Alaves: “Ajo foto ngjalli kuriozitet. U zhgënjeva sepse humbëm shumë topa dhe pati dy kartonë të kuq nga stoli. Kur shënuam golin e tretë, Marcus mori kartonin e kuq: ai është miku im dhe personi më i rëndësishëm këtu. Mora një moment për të marrë frymë, nuk doja të debatoja. Por jam mirë dhe i fortë për gjithçka”.
“Është normale që në ndeshje si kjo gjërat mund të komplikohen, por në shtëpi relaksohem. Nuk isha i trishtuar dhe as nuk mendoja për asgjë tjetër”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




