Interi, Napoli e Atalanta, në çerekfinale të Kupës së Italisë

Futboll Bota | 11 muaj më parë

Interi trondit Venecian dhe kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë. Në San Siro ndeshja përfundoi 5-1 për zikaltërit, të cilët tani do të përballen me fituesin e Roma-Torino. Skuadra e Chivu mori një epërsi 2-0 brenda pak minutash me Diouf (18′) dhe Pio Esposito (20′), më pas Thuram vulosi fitoren midis fundit të pjesës së parë (34′) dhe fillimit të pjesës së dytë (51′). Venecianët u shpërblyen me një gol nga Sagrado (66′), i ndjekur nga një goditje mahnitëse nga Bonny (76′) për të kompletuar listën e golave.

Kualifikohet Napoli, që mposhti Cagliarin veëm pas gjuajtjeve të penalltive, 10-9. Në këtë sfidë Conte zgjodhi një rotacion të gjerë dhe shijoi epërsinë e Luccas (28′), por Sebastiano Esposito barazoi rezultatin (67′). Ndeshja shkoi në penallti, ku pritja e Milinkovic-Savic ndaj Luvumbo rezultoi vendimtare. Të kaltërit në çerekfinale do të përballen me fituesin e Fiorentina Como

Atalanta siguroi kualifikimin me një fitore 4-0 ndaj Genoas. Në Neë Balance Arena, Gjimshiti zhbllokoi sfidën në minutën e 19-të, ndërsa kuqeblutë mbetën me dhjetë lojtarë në minutën e 36-të pas një kartoni të kuq për Fini-n. De Roon (54′), Pasalic (82′) dhe Ahanor (91′) më pas vulosën ndeshjen. Zikaltërit do të përballen me Juventusin në çerekfinale.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme