Skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Fenerbahçes dhe Galatasarajit

Futboll Bota | 11 muaj më parë

Prokuroria e Stambollit ka lëshuar një sërë urdhër-arrestesh për dhjetëra lojtarë futbolli dhe zyrtarë në lidhje me skandalin e basteve që ka tronditur Turqinë.

Midis të arrestuarve gjatë bastisjes policore të mëngjesit të sotëm ishin mesfushori i Fenerbahçes, Mert Hakan Yandas, dhe mbrojtësi i Galatasarajit, Metehan Baltaci.

Sipas agjencisë së lajmeve DHA, u arrestuan gjithashtu ish-gjyqtari dhe komentatori Ahmet Cakar dhe gjyqtari aktual Zorbay Kucuk.

Federata Turke e Futbollit njoftoi në tetor se kishte nisur një hetim ndaj mbi 150 gjyqtarëve për dyshime për baste në ndeshje futbolli, hetim i cili shpejt u zgjerua duke përfshirë lojtarë, zyrtarë dhe komentatorë televizivë. Prokuroria e Stambollit ka lëshuar urdhër-arreste për 46 të dyshuar, 35 prej të cilëve u arrestuan fillimisht, përfshirë presidentët e disa klubeve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme