Abissnet Superiore në RTSH, kalendari dhe kanalet ku transmetohet java e 16-të e kampionatit

Java e 16-të e kampionatit Abissnet Superiore do të zhvillohet këtë fundjavë, me ndeshjet të ndara për t’u luajtur të shtunën dhe të dielën e 13 dhe 14 dhjetorit.
Të shtunën luhen 3 takime: Vora-Elbasani, Partizani-Flamurtari dhe Teuta-Tirana. Verdheblutë do të kërkojnë fitoren për të ruajtur pozitat në renditje. Kjo sfidë do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH 2 në orën 16.30 dhe do të luhet në “Elbasan Arena”.
Ndeshja tjetër që do të transmetohet po në këtë orë, është ajo midis Partizanit dhe Flamurtari. Dy skuadra të etura për pikë në një sfidë të luftuar. Për të gjithë teleshikuesit kjo ndeshje do të transmetohet në RTSH Sport nga “Arena e Demave”.
Ndeshja mbyllëse e ditës së shtunë është Teuta – Tirana e cila do të luhet në orën 19:30 në stadiumin “Niko Dovana” dhe do të vijë drejtpërdrejt në RTSH Sport.
E diela do të përcjellë dy sfida tepër të rëndësishme Vllaznia – Bylis dhe Dinamo City – Egnatia. Shkodranët do të presin ballshiotët në Loro Boriçi në një ndeshje ku të gjithë sportdashësit shkodranë presin tri pikët. Sfidë kjo që do të nisë në orën 16.30 dhe do të transmetohet në RTSH 1.
Java e 16-të e Abissnet Superiores mbyllet me supersfidën e orës 19.00, Dinamo City – Egnatia, e cila luhet në “Air Albania” dhe të gjithë tifozët e tyre mund ta ndjekin drejtpërdrejt në RTSH Sport.
Përballjet priten të jenë vendimtare për objektivat e skuadrave, si në luftën për titull ashtu edhe në betejën për mbijetesë.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



