Kosova dërgon ndihma për palestinezët-Anija drejt Gazës u nis nga porti turk i Mersinit

Kosovë | 11 muaj më parë

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti njoftoi se këtë të shtunë , nga porti i Mersinit në Turqi, u nis drejt Gazës anija me ndihma për popullin palestinez.

Ai u shpreh se edhe pse vendimi për ndihmën ishte marrë që në muajin janar, dërgimi i saj u bë i mundur vetëm pas marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit të arritur në muajin tetor me ndërmjetësimin e presidentit amerikan Trump.

“Kjo ndihmë humanitare përfaqëson angazhimin e Republikës së Kosovës si pjesë e solidaritetit ndërkombëtar dhe përkushtimin tonë për të mbështetur popullatën civile që po përballet me vështirësi tejet të mëdha në Gaza”- shkroi Kurti në rrjetin Facebook, ndërsa falënderoi Turqinë për ndihmën e dhënë në realizimin e operacionit humanitar.

Kurti bëri me dije se dërgesa në vlerë prej 500 mijë eurosh përfshin tenda, pako ushqimore, batanije dhe 158 mijë racione ushqimi të ngrohtë për banorët e enklavës palestineze të shkatërruar nga lufta.

Gazetare: Vjollca Zhari

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme