Prezantohet “Manuali rrëzimit”, një rrëfim letrar mbi kujtesën dhe të shkuarën nga Jonila Godole

Kulturë | 11 muaj më parë

Romani “Manuali i Rrëzimit” i studiueses dhe autores Jonila Godole u prezantua në Shkodër, duke sjellë në vëmendje një nga momentet më simbolike të historisë së tranzicionit shqiptar: rrëzimin e statujës së Enver Hoxhës në shkurt të vitit 1991.

“Manuali i Rrëzimit” është një roman mbi kujtesën, heshtjen dhe mënyrën se si shoqëria ndërton rrëfimin e së kaluarës, duke vënë përballë faktet historike me perceptimet personale.

Autorja hedh dritë mbi një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së afërt shqiptare, duke e kthyer romanin në një reflektim të thellë mbi kujtesën kolektive dhe mënyrën se si e përjetojmë të shkuarën sot.

Botimi është fryt i një pune kërkimore 5-vjeçare, gjatë së cilës Jonila Godole ka grumbulluar dhe analizuar dokumente, fotografi dhe dëshmi të shumta lidhur me statujën e diktatorit.

Gazetar: M. Gjini 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme