Mbappé dhe Rodrygo shpëtojnë stolin e Xabi Alonsos

Futboll Bota | 11 muaj më parë

Real Madridi u rikthye te fitorja në La Liga pas humbjes ndaj Celta Vigos në Bernabeu (dhe humbjes së tyre në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester Cityt) duke mundur Alaves me rezultatin 2-1.

Los Blancos kishin nevojë për Mbappé-n e zakonshëm për të hapur ndeshjen. Në minutën e 24-ët, francezi mori topin nga Bellingham për të firmosur për 1-0. Vendasit treguan më shumë intensitet në pjesën e dytë dhe, disi çuditërisht, gjetën barazimin në minutën e 68-të me anë të Vicente, 1-1. Gëzimi i bardhebluve, megjithatë, zgjati pak. Në minutën e 76-të, Vinicius dha një asist për Rodrygon, i cili i kaloi Merengues përsëri në epërsi me më pak se një çerek ore të mbetur.

Të besuarit e Coudet u përpoqën të barazonin rezultatin për herë të dytë në minutat e fundit, por nuk ia dolën dot. Real Madridi u ngjit në 39 pikë, me një largësi prej 4 pikësh pas liderëve të ligës, Barcelonës. Alaves është i dymbëdhjeti në renditje, i bllokuar në 18 pikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme