Përplasen dy makina në rrugën nacionale Maqellarë-Peshkopi, plagoset çifti i bashkëshortëve
Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Melan, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, bashkëshortë. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën për shkaqe ende të paqarta.
Si pasojë e përplasjes, çifti i bashkëshortëve ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Peshkopisë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime bëjnë me dije se gruaja e plagosur ishte shtatzënë, ndërsa gjendja e saj shëndetësore po monitorohet nga mjekët.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se mjegulla e dendur dhe prania e akullit në rrugë kanë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjeteve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




