Vrau kolegun në komisariat, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për ish-policin Ludjan Zaimin

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Ludjan Zaimi, i cili kërkoi prishjen e vendimit të dhënë nga Apeli i Posaçëm më 25 janar 2024.
Zaimi u shpall fajtor për veprën penale të “vrasjes me paramendim të punonjësit të Policisë së Shtetit”.
Ai vrau me armë zjarri kolegun e tij, Caush Saliasi, më 23 maj 2022, brenda ambienteve të Komisariatit nr. 3 në Tiranë, pak para se dy oficerët e patrullës së përgjithshme të merrnin turnin.
Ngjarja ndodhi për shkak të bullizimit dhe konflikteve të vazhdueshme mes efektivëve në Komisariatin nr. 3.
Në shkallën e parë, Zaimi u dënua me 35 vite burg për veprën penale “vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit”, por Apeli e rikualifikoi në “vrasje me paramendim”, duke ulur dënimin me 5 vite.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




