Bruksel/ Kryeministri Rama takon Presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa
Kryeministri Rama është pritur sot (17 dhjetor) në një takim nga Presidenti i Këshillit të Europës Antonio Costa.
Rama ndodhet në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve më të lartë të BE.
Kryeministri do të marrë pjesë në seancën plenare “Thellimi i bashkëpunimit dhe avancimi i integrimit gradual, përfshirë “Roam like at home”, si dhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor” të drejtuar nga Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa, me pjesëmarrjen e Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë Kaja Kallas, si dhe Presidentes së Parlamentit Europian Roberta Metsola.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




