Presidenti Duka merr pjesë në mbledhjen e parë të Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s

Futboll Vendi | 11 muaj më parë

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, mori pjesë në mbledhjen e parë të Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s.

Kjo mbledhje inauguruese u zhvillua në Doha, ndërsa Presidenti Duka ishte i pranishëm online. Gjatë seancës u bë prezantimi i anëtarëve të Komitetit dhe u diskutua mbi rolin dhe objektivat e këtij forumi të rëndësishëm të FIFA-s.

Presidenti Duka është anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s me një mandat katërvjeçar. Ky Komitet ka për qëllim mbështetjen e federatave anëtare në zhvillimin e tyre institucional dhe teknik, si dhe në zbatimin e politikave të qeverisjes së futbollit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme