Barça po punon për rinovimin e kontratës së Flick, Lewandowski drejt Chicago Fire

Martesa e Hansi Flick me Barcelonën mund të vazhdojë për një kohë të gjatë. Sipas SPORT BILD, drejtuesit e katalanasve janë jashtëzakonisht të kënaqur me performancën e trajnerit gjerman, aq sa kanë filluar tashmë diskutimet për të zgjatur kontratën e tij, e cila skadon në qershor 2027. Flick është në stolin e katalanasve që nga viti 2024.
Ndërkohë, e ardhmja e Robert Lewandowski-t është ende në ajër. Kontrata e sulmuesit skadon në qershorin e ardhshëm dhe një rinovim duket i largët për momentin. Profili i polakut po tërheq interes nga shumë klube dhe thashethemet e kanë lidhur atë madje me AC Milan.
Megjithatë, sipas BBC-së, Chicago Fire ka filluar tashmë diskutimet me sulmuesin për ta transferuar atë në Amerikë menjëherë pas Kupës së Botës. Lewandowski do të mirëpriste një destinacion në SHBA dhe paga e tij nuk do të përbënte problem as për klubin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




