Zbardhet plagosja në Mamurras – Pjetër Marku u qëllua me armë zjarri pas një konflikti të çastit, identifikohen 2 autorët

Aktualitet | 11 muaj më parë

Policia e Lezhës ka zbardhur plagosjen e ndodhur pasditen e së mërkurës në Mamurras të Kurbinit, ku u qëllua me armë zjarri 50-vjeçari Marketin (Pjeter) Marku. Si autorë të dyshuar janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy 18-vjeçarë: Roeni Noka dhe Oligert Ndreca banues në Mamurras.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, teksa 50-vjeçari i cili kishte pak ditë që ishte kthyer nga Anglia u kishte kërkuar dy të rinjve që të lëviznin me kujdes me makinë dhe mos të xhironin gomat para portës së shtëpisë së tij.

Kjo ka mjaftuar që ata të debatojnë me njëri- tjetrin dhe një nga të rinjtë ka nxjerrë pistoletën që mbante me vete duke  qëlluar dy herë në drejtim të Marketin Markut. Një nga plumbat e kapi në dorë 50-vjeçarin, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme