Masat e sigurisë për të akuzuarit e AKSHI-t, GJKKO lë në arrest shtëpie drejtoreshën Karçanaj, në fuqi dhe masat për të akuzuarit e tjerë

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka lënë në fuqi masat e sigurisë për drejtoreshën e AKSHI-t Mirlinda Karçanajn, zëvendësen e saj Hava Delibashi, zyrtarët e tjerë të këtij institucioni si dhe numrin dy të policisë së Tiranës, Erion Ismaili.
Sipas vendimit të trupës gjykuese të kryesuar nga gjyqtarja Flojera Davidhi, masa e “arrestit në shtëpi” mbetet në fuqi për drejtoreshën e AKSHI‑t, Mirlinda Karçanaj, si dhe për zëvendësen e saj, Hava Delibashi.
Për zyrtarin e policisë Erion Ismaili, gjykata vendosi të vijojë masa “pezullim nga detyra”, ndërsa njëkohësisht i revokoi ndalimin e daljes jashtë shtetit.
Ndërkohë, për tre zyrtarët e tjerë të AKSHI‑t—Andis Papa, Gëzim Hoxha dhe Rogers Rryta—u la në fuqi masa shtrënguese “ndalim i daljes jashtë shtetit”.
SPAK kërkoi 8 masa sigurie në lidhje me dyshime për abuzime me tenderat e AKSHI. Sipas SPAK, këta persona dyshohen se kanë favorizuar disa kompani kundrejt disa të tjerave për përfitimin e tenderave.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




