Allegri pas disfatës: Pësojmë gol shumë lehtë, duhet qetësi për rikthimin në Champions

Brenda dy javësh, 4-18 dhjetor, Milani i Massimiliano Allegri kanë larë duart me gjithçka që ekzistonte jashtë kampionatit. Kupa dhe Superkupa e Italisë treguan të njëjtën skuadër, të varfër në ide dhe të shpërqendruar.
Allegri ishte nervoz gjatë ndeshjes, ndërsa pas saj ai ka theksuar: “Jemi përballur me një Napoli të fortë, por duhej të vepronim më mirë në rastet e golave të pësuar. Napoli bëri më mirë se ne në fazën difensive. Ne duhet ta analizojmë ndeshjen, pësuam gola në situata, ku duhej të mbronim më mirë.
Në ndeshjet e fundit kemi pësuar shumë lehtë gol. Humbja e sotme duhet parë si një mundësi për t’u ringritur. Tani duhet të mendojmë për kampionatin. Pjesën e parë patëm disa raste të favorshme, por duhej të sulmonim zonën.
Kur pëson gol tri ndeshje radhazi duhet riparë mënyra si mbrojmë. Mbrojtja me 4? Një ndeshje nuk mund të hedhë poshtë punën e tre muajve. Vetëm me qetësi mund të arrijmë objektivin tonë, të renditemi në 4-shen e parë. Dhe nuk do të jetë aspak e lehtë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




