Moment emocionues në Fest 64. Salsano i dorëzon kartolinë surprizë, fjalët që prekën Arilenën në skenë  

Muzikë | 11 muaj më parë

Një moment i veçantë dhe shumë i bukur ka ndodhur në natën finale të Festivalit të 64 të Këngës, ku Salsano Rrapi surprizoi Arilena Arën me një kartolinë emocionuese, duke sjellë një nga çastet më të ngrohta të mbrëmjes.

“Kam një kartolinë që ka ardhur për Arilenën,” u shpreh Salsano, ndërsa ia dorëzoi këngëtares për ta lexuar në skenë.

Kartolina u lexua nga Arilena dhe shkruante: “E dashur Arilena, edhe pse je vetëm 27 vjeçe, ke një zë të mrekullueshëm. Meqë ra fjala, këndove jashtëzakonisht bukur mbrëmjen e kaluar. Shoqja jote, vajza e Salsano Rrapit.”

E prekur nga mesazhi, Arilena e cilësoi si “kartolinën më të ëmbël që mund të merrte sot.”

Salsano sqaroi më pas se kartolina ishte dërguar nga vajza e tij për Arilenën, duke e bërë momentin edhe më emocional.

Nga ana e saj, Arilena falënderoi Salsanon për partneritetin artistik dhe elegancën në skenë.

“Salsano, dua të të falënderoj që je një partner shumë elegant. Këtë ‘martesë’ artistike e ka krijuar Elhaida Dani me regjisorin Redi Treni, por dashuria fillon, rritet dhe konsolidohet në skenë mes njëri-tjetrit. Të falënderoj për elegancën.”

Në mbyllje, Salsano e përmbylli momentin me një batutë “Faleminderit jo vetëm që më rinove mua, por rinove edhe këtë festival.”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme