Fitoi Fest 64 me këngën “Nan”, Alis: Ende nuk më besohet. Qershia mbi tortë, përqafimi i publikut në këtë masë
Kënga “Nan” u shpall fituese e Festivalit të 64-të të Këngës në RTSH, duke i dhuruar artistit Alis një moment të paharrueshëm.
Në Post Fest 64, ai ndau emocionet e fitores, duke e cilësuar si realizimin e një ëndrre të madhe.
“Jam njeriu më i lumtur në botë dhe nuk më besohet akoma. Më është bërë ëndrra realitet dhe qershia mbi tortë ishte përqafimi i publikut që nuk e prisja të ishte në këtë masë. E prisja të më shtynte për mirë, të ishte ai suporti i përhershëm që kam pas, por jo në këtë formë. Ishte një surprizë dhe kam mbetur pa fjalë,” tha Alis.
“Nan” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026 që do të mbahet në Vjenë të Austrisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




