“Dosja Gërdeci”/Mbahet seanca për Fatmir Mediun, SPAK kërkon dëshminë e sekretares së ish-ministrit të Drejtësisë

Aktualitet | 10 muaj më parë

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka depozituar në Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit provat për procesin gjyqësor që zhvillohet ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për tragjedinë e Gërdecit.

Gjate seancës gjyqësore për Fatmir Mediun Prokuroria ka bere parashtrimet mbi provat shkresore dhe ka kërkuar që të pyetet dëshmitarja Manjola Agolli sekretare e ish-ministrit të Drejtesisë e cila ende nuk është gjetur për t’u marrë si dëshmitare.

  • Nga ana tjetër, vetë Fatmir Mediu nuk ka qenë i pranishëm në këtë seancë, por u përfaqësua nga avokatët mbrojtës.

    Ndërkaq, në seancën e radhës mbrojtja do të ketë mundësinë të bëjë objeksionet e saj dhe seanca e radhës do të zhvillohet më datë 14 janar në orën 09:00.

    /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme