Dinamo, trajneri Daja: Të gjithë jemi të kënaqur, goli i Bregut ndikoi

Abissnet Superiore | 10 muaj më parë

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja ka folur për “Super Gol” në RTSH pas suksesit 3-1 në derbi përballë Partizanit.

 “Kemi bërë një lojë nga fillimi deri në fund. Kemi pasur zotërimin e topit, situata para portës, kemi bërë tranzicione, kemi ndryshuar manovrën në raport me kundërshtarin. Është ndeshja e dytë me përmbysje. T’i shënosh 3 gola Partizanit në fushën e vet, jemi të gjithë të kënaqur. Vazhdojmë fitoret me gola dhe shumë raste.

Lojën e komanduam. Paramenduam që Partizani mund të na vinte me presing lart. Futja e Qefalisë dhe Karambës bëri që t’ia vështirësonim Partizanit. E gjithë merita është e djemve, kishim vetëm dy ditë kohë. Në praktikë këmbët kanë qenë të rënduara. Entuziazmi, sakrifica dhe bashkëpunimi i lojtarëve bënë ekipin të dukej i freskët.

Kemi bërë gjithçka mirë. Goli i Bregut ndikoi për të na kthyer entuziazmin që kishim në pjesën e parë. Kishte bonus që rikthehu shumë shpejt entuziazmin.

Edhe ne luajtëm me presing të lartë. Ishte një sërë gabimesh. Maliqi shkoi në presion me një kohë vonesë dhe e la Atanaskovskin të futej drejt qendrës. Qejfalia dhe Maliqi duhet ta mbyllnin krosimin në shtyllën e dytë.

Në ndeshjen e fundit ndaj Egnatias Partizani kishte luajtur me atë vendosje që ndryshoi në 20 minuta. Rasti i Bregut, Vilës, Guindos, patëm shumë raste. Situatat para porte i kishim më të shumta se Partizani. Ekipi kishte goxha personalitet në administrim. Ishte administrim i kontrolluar

Bregu e beri mirë ndryshimin e zonave. Mund të mos e kishim marrë atë gol. Partizani sigurisht ka potencialin e vet. Në momente të caktuara, disa herë mund të na godiste. Mbrojtja jonë iu kundërpërgjig kundërshtarit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme