Në ndihmë të emigrantëve, IdentiTek mban hapur sportelet të premten në të 12 qarqet e vendit, ja oraret dhe zyrat ku mund të aplikoni

Kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve, IdentiTek, ka njoftuar se ditën e premte do të hapë dyert për qytetarët, pavarësisht ditëve të festave, për të përballuar fluksin e kërkesave.
Sipas njoftimit zyrtar, zyrat e aplikimit për karta identiteti dhe pasaporta do të jenë në shërbim nga ora 09:00 deri në orën 12:00.
Ky shërbim do të ofrohet në të 12 qarqet kryesore të vendit: Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Vlorë, Fier, Korçë, Lezhë, Dibër, Berat, Kukës dhe Gjirokastër.
Në kryeqytet, shërbimi nuk do të ofrohet në të gjitha pikat, por specifikisht në dy zyra:
IdentiTek – pranë Njësisë Administrative Nr. 2
IdentiTek – pranë Njësisë Administrative Nr. 4
Një lehtësi e madhe për qytetarët është se në çdo zyrë që do të jetë e hapur gjatë këtij orari, ata mund të marrin shërbime pavarësisht se ku e kanë gjendjen civile.
IdentiTek sqaron se ky vendim është marrë për të lehtësuar fluksin e lartë gjatë festave të fundvitit dhe veçanërisht për t’iu përgjigjur nevojave të emigrantëve që kthehen në atdhe për një kohë të shkurtër, duke u mundësuar atyre aplikimin e shpejtë për dokumente biometrike.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




