Fëmijët gjatë pushimeve dimërore – Psikologët këshillojnë lojëra kreative në familje
Pushimet dimërore janë një nga periudhat më të shumëpritura nga fëmijët, të cilët shkëputen nga rutina e përditshme shkollore për dy javë dhe kanë kohë të lirë për t’u marrë me sporte apo për t’iu përkushtuar gjërave që u pëlqejnë më shumë.
Psikologët këshillojnë që gjatë kësaj periudhe të kufizohet përdorimi i lojërave elektronike dhe sugjerojnë që pjesa më e madhe e kohës të shpenzohet së bashku me prindërit.
“Në fakt, pushimet dimërore nuk duhet të jenë perfekte, por duhet të jenë cilësore. Mjaftojnë gjëra shumë të thjeshta, të vogla por të vërteta, për të krijuar një atmosferë emocionale që fëmijët ta mbajnë mend. Lojërat më të përshtatshme në këtë periudhë janë lojërat e tavolinës, leximi i ndonjë libri, si dhe bashkëpunimi për të gatuar për festat e fundvitit.”
Sigurisht që librat nuk duhet të mungojnë, por mbi të gjitha këshillohet që prindërit të jenë dëgjues të mirë të fëmijëve gjatë kësaj periudhe.
“Një këshillë e mirë për prindërit në këtë periudhë është që të arrijnë të dëgjojnë fëmijët e tyre – të dëgjojnë ndjesitë e tyre, emocionet e tyre, pa i gjykuar, kontrolluar apo rregulluar ato, pasi kjo do të forcojë shumë lidhjen emocionale.”
Psikologët sugjerojnë gjithashtu lojëra të ndryshme në natyrë, si dhe ato që nxisin kreativitetin, si puna me plastelinë apo ndërtimi i maketesh, për fëmijët gjatë këtij sezoni pushimesh dimërore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




