Voton Haradinaj, thirrje qytetarëve: Ushtroni të drejtën tuaj për të ardhmen e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka hedhur votën e tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe ka bërë thirrje për qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e votës.
“Ju bëj thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të vendosin për Kosovën dhe vitet që do të vijnë. Ky është vendimi i tyre më i madh, dhe është koha për të kontribuar në forcimin e Kosovës,” tha Haradinaj.
Kryetari i AAK-së theksoi se pjesëmarrja masive në zgjedhje është thelbësore për të ardhmen e Kosovës dhe për sigurimin e një të ardhmeje më të mirë për qytetarët e saj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




