Neuer zbulon: Isha një hap larg Arsenalit

Futboll Bota | 10 muaj më parë

Manuel Neuer bëri hapat e parë në futbollin profesional me ekipin ku kaloi nëpër radhët e të rinjve, Schalke 04. Më pas ai u transferua te Bayern, ku u vendos si një nga portierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Megjithatë, gjermani, tani 39 vjeç, zbuloi se në të kaluarën, kur ishte ende në radhët e të rinjve, Arsenali dhe Këlni ishin shumë afër nënshkrimit të tij.

“FC Këlni ishte shumë i interesuar për mua, ashtu si edhe Arsenali. Në atë kohë, trajner ishte ende Arsène Wenger, i cili flet shumë gjuhë. Por unë nuk doja të shkoja jashtë vendit, sepse e dija se do të ishte e vështirë si portier i të rinjve. Duhet një reputacion i mirë për t’u bërë numri një atje”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme