Modriç për Mourinho-n: Nuk kursente askënd, kritikat e tij përlotën edhe CR7-ën!

Në një intervistë për “Corriere della Sera”, Luka Modriç rrëfen disa detaje mjaft interesante sa i përket periudhës kur punoi me Mourinho-n në Madrid.
Kroati vlerëson maksimalisht portugezin dhe shprehu keqardhje për faktin se nuk patën mundësi që të punonin më gjatë së bashku.
“Për mua Mourinho do të jetë gjithmonë një person me shumë rëndësi pasi po të mos ishte për atë unë nuk do të kisha shkuar në Madrid. Ai nguli këmbë që unë të transferohesha atje. Më vjen keq që bashkëpunuam vetëm për një sezon”, tha Modriç. Mes të tjerash kroati shpjegon se sa kërkues ishte trajneri me lojtarët e tij edhe pse në atë periudhë Reali ishte i mbushur me yje.
“Mourinho kërkonte maksimumin, gjithmonë kërkonte më të mirën prej nesh në fushë. Ai ishte shumë i drejtëpërdrejtë dhe nuk shikonte askënd në sy nëse diçka nuk i pëlqente. Kujtoj një ndeshje kur bëri të qante Cristiano Ronaldo-n pasi ky i fundit nuk vrapoi për të ushtruar presion mbi një mbrojtës krahu”, rrëfen Modriç.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




