Pasuesi i Amorim te Manchester United, në skenë del edhe italiani Maresca

Futboll Bota | 10 muaj më parë

Pas shkarkimit të Ruben Amorim, drejtuesit e Manchester United po marrin kohë për të zgjedhur trajnerin që do t’i besojnë stolin në vazhdim të sezonit. E vetmja gjë e qartë për momentin është se përkohësisht skuadra do të drejtohet nga Darren Fletcher.

“Djajtë e kuq” po analizojnë me qetësi situatën për të kuptuar më mirë, nëse do t’i besojnë një trajneri deri në fund të këtij sezoni, apo do të firmosin me një emër të madh që në këtë moment.

Zërat e fundit flasin për disa kandidatura, të cilave u është shtuar ajo e italianit Enzo Maresca, i cili sapo është larguar nga Chelsea. Drejtori sportiv i Manchester United, Omar Berrada, ka një lidhje me trajnerin italian, pasi ishte pikërisht ai që e çoi te Manchester City.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme