Burnley barazon me Manchester United, Armando Broja 76 minuta në lojë

Futboll Bota | 10 muaj më parë

Armando Broja luajti për 76 minuta në ndeshjen e javës së 21-të të Premier League, ndërsa skuadra e tij Burnley barazoi 2-2 përballë Manchester United. Sulmuesi kuqezi ishte mjaft aktiv në fushën e lojës, në dyluftime apo dhe me depërtimet nga krahët.

Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Burnley pas autogolit të shkaktuar nga Heaven 13’, ndërkohë që United përmbysi rezultatin me dopietën e Sesko(50’ dhe 60’). Anthony shënoi në minutën e 66-të për barazimin përfundimtarë 2-2.

Në ndeshjet e tjera, Manchester City barazoi 1-1 në shtëpi kundër Brighton. Haaland hapi serinë e golave ​​me një penallti në minutën e 41-të, me Mitoma që barazoi në minutën e 60-të. Aston Villa dështoi ta shfrytëzonte këtë, duke mbetur e barabartë me Citizens në vendin e dytë pas një barazimi 0-0 me Crystal Palace. Chelsea humbi 2-1 në Craven Cottage kundër Fulham, të cilët tani barazohen në renditje.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme