Kane barazon rekordin 60-vjeçar të Bundesliga-s

Që Bayern-i është në një sezon, i cili mund të mbetet në histori nuk duhet shumë për t’u kuptuar. Loja e shfaqur dhe sasia e golave të shënuar janë një tregues i qartë për cilësinë e skuadrës së drejtuar nga Vincent Kompany.
Një kontribut të madh në këtë aspekt ka dhënë edhe Harry Kane. Sulmuesi anglez ka habitur të gjithë me performancën e tij duke ndihmuar ekipin në shënimin e golave dhe përgatitjet e tyre.
Në duelin kundër Wolfsburg, ku Bayern-i fitoi 8-1, Kane shënoi një gol dhe dhuroi dy asist duke barazuar kështu një rekord që qëndronte prej 60 vitesh në Bundesliga.
Për Kanë rrjeta e djeshme ishte e 20 sezonale në kampionatin gjerman. Një sasi të tillë golash ai ka arritur që të shënojë për tri vite me radhë pra që në momentin që mbërriti në Mynih. Me këtë gol Kane ka mundur që të barazojë rekordin e vendosur nga sulmuesi Friedhelm ‘Timo’ Konietzka me Borussia Dortmund dhe 1860 Munich mes viteve 1963 and 1966.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




