Merkato/ Anis Mehmeti i jep prioritet rinovimit me Bristol City

Angli | 10 muaj më parë

Mesfushori shqiptar Anis Mehmeti nuk ka ndër mend që të ndryshojë ekip. Sipas medieve britanike nuk ka asnjë bazë mbi lajmet e fundit, të cilat tregojnë për një interes të fortë të Middlesbrough-t për 25-vjeçarin.

Sipas “Sky Sports UK”, Anis Mehemeti i ka dhënë përparësi rinovimit me ekipin e tij aktual Bristol City. Mesfuhsori, i cili është në muajt e fundit të kontratës me klubin në fjalë, nuk preferon që të ndryshojë ekip dhe me shumë mundësi do të rinovojë akordin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme