Përfundojnë mandatet diplomatike – Ambasadorët amerikan në Maqedoni dhe Mal të Zi falënderojnë partnerët

Rajon | 10 muaj më parë

Ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, ka përfunduar mandatit e saj dhe zhvilloi një takim lamtumirës me Ministrin e Punëve të Jashtme, Timco Mucunski. Ajo e falënderoi ministrin për bashkëpunimin dhe mbështetjen gjatë gjithë mandatit dhe theksoi se Maqedonia e Veriut është një partner i besueshëm për SHBA-të.

Aggeler foli për rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen, si dhe për bashkëpunimin mbi prioritetet e përbashkëta. Ndërkohë, edhe ambasadorja në Malin e Zi, Karen Reinke, përfundoi gjithashtu mandatit e saj dhe zhvilloi takime lamtumire me Presidentin Jakov Milatović dhe Zëvendëskryeministrat e vendit.

Ajo theksoi partneritetin e ngushtë mes SHBA-ve dhe Malit të Zi dhe falënderoi udhëheqësit për bashkëpunimin gjatë mandatit. Të dy ambasadorët u emëruan nga administrata Biden dhe përfunduan mandatet e tyre pas vendimeve të administratës Trump. Ambasadat amerikane në Shkup dhe Podgoricë theksuan rëndësinë e marrëdhënieve të forta dhe bashkëpunimit rajonal. Ky është një moment i rëndësishëm për diplomacinë amerikane në Ballkan.

Zyrtarët falënderuan punën e ambasadorëve dhe rolin e tyre në forcimin e partneriteteve. Ky përfundim i mandatit shënon një etapë të re në marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe dy vendeve. Bashkëpunimi ekonomik, mbrojtja dhe prioritetet e përbashkëta mbeten në qendër të fokusit.

Gazetar: A. Mata

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme