Merkato/ Genoa përgatit revolucin në mesfushë, Asllani dhe jo vetëm në radarët e klubit ligur

Itali | 10 muaj më parë

Genoa e ka seriozisht në merkato pasi ka nisur lëvizjet e para për të përforcuar ekipin. Sipas medieve në mesfushë Danie De Rossi ka kërkuar më shumë përforcime. Për këtë motiv drejtuesit e klubit ligur kanë bërë oferta konkrete për Tommaso Baldanzi dhe Matteo Dagasso.

Por dy lojtarët e lartpërmendur nuk janë të vetmit në listën e dëshirave të skuadrës së Genoa-s, e cila mbrëmjen e kaluar është interesuar edhe për Kristjan Asllanin.

Sipas ekspertit të merkatos Gianluca Di Marzio bëhet fjalë vetëm për një sondazh të bërë mes dy klubeve dhe se ende nuk ka asnjë kontakt mes Genoa-s dhe menaxherëve të lojtarit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme