Virusi Nipah shfaqet në Indi, OBSH kërkon vigjilencë të lartë

Botë | 9 muaj më parë

Një virus pa vaksinë dhe potencialisht vdekjeprurës, i njohur si Nipah, është shfaqur në Indi dhe po monitorohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Autoritetet indiane kanë vendosur në karantinë rreth 200 persona pas dy rasteve të konfirmuara në Bengalin Perëndimor, ndërsa një person ka humbur jetën. Për të parandaluar përhapjen, disa vende në Azi kanë shtrënguar kontrollet kufitare në aeroporte, duke ndjekur protokollet e ngjashme me ato të pandemisë Covid-19.

Virusi Nipah është zoonotik, që do të thotë se transmetohet nga kafshët te njerëzit, kryesisht nga lakuriqët e natës. Ai mund të përhapet edhe mes njerëzve në kontakt të ngushtë ose përmes ushqimit të kontaminuar.

Aktualisht nuk ekziston asnjë vaksinë apo terapi specifike kundër tij, ndaj OBSH e ka përfshirë në listën e viruseve me prioritet të lartë. Ekspertët theksojnë se, megjithëse nuk ka rrezik global në këtë moment, është thelbësor zbulimi i hershëm dhe kontrolli i shpërthimeve për të shmangur pasojat.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme