Abissnet Superiore në RTSH/ Java e 22-të luhet në dy ditë, spikasin 3 sfida

Abissnet Superiore | 9 muaj më parë

Java e 22-të e Abissnet Superiore, që transmetohet në RTSH, është ndarë në dy ditë, të shtunën dhe të dielën. Ndeshja e parë do të jetë ajo mes Vorës dhe Flamurtarit, që starton në orën 13:30 të së shtunës.

Po këtë ditë luhen dy ndeshje të tjera. Mjaft interesante pritet të jetë sfida mes Partizanit dhe Elbasanit në “Arena e Demave”. Dy skuadrat do të ndeshen mes tyre edhe në Kupën e Shqipërisë. Dinamo City përballet me Bylisin në kryeqytet. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.

Për të dielën kalendari rezervon dy ndeshje shumë të forta në letër, Teuta-Vllaznia dhe Egnatia-Tirana. Të dyja këto ndeshje do të luhen me drita. Durrsakët, pas një ecurie të dobët, do të përballen me shkodranët kryesues, kurse kampionët në fuqi presin Tiranën e transformuar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme