Për të ruajtur traditën, artizanët e Gjirokastrës të shqetësuar për mungesën e interesit të të rinjve
Artizanati përbën një nga shtyllat kryesore të identitetit kulturor të qytetit të Gjirokastrës, i lidhur ngushtë me historinë dhe traditat e tij shekullore.
Punimet artizanale, të trashëguara brez pas brezi, janë pjesë e pandashme e karakterit të qytetit dhe një vlerë që kërkon mbrojtje dhe ruajtje të vazhdueshme.
Artizanët e zonës së pazarit karakteristik kërkojnë më shumë mbështetje dhe fuqizim të këtyre zanateve, përmes nismave konkrete që ndihmojnë në promovimin dhe zhvillimin e tyre.
“Do ishte mirë që të bëheshin trajnime apo kurse të ndryshme në mënyrë që të trajnohej edhe brezi i ri”, u shpreh një artizan.
Në të njëjtën kohë, artizanët u bëjnë thirrje të rinjve që të mësojnë këto zanate dhe të mos lejojnë që ato të mbeten në harresë.
“Kam 40 vite në këtë profesion dhe kanë qenë shumë të rralla rastet e interesimit për të mësuar këtë profesion”, tha artizani.
Sipas tyre, artizanati nuk është vetëm trashëgimi kulturore, por edhe një mundësi punësimi dhe zhvillimi ekonomik, që mund t’i japë jetë të re qytetit të Gjirokastrës.
Gazetare: B. Pëllumbi /rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




