Shorti i UEFA Nations League, Shqipëria mëson kundërshtarët më 12 shkurt në Bruksel

Kombëtarja | 9 muaj më parë

Kombëtarja shqiptare do të mësojë kundërshtarët e saj në edicionin e ardhshëm të UEFA Nations League më 12 shkurt, kur në Bruksel do të hidhet shorti zyrtar i kompeticionit.

Shqipëria bën pjesë në Ligën C dhe është pozicionuar në Vazon 1, së bashku me Islandën, Malin e Zi dhe Kazakistanin.

Sipas ndarjes së vazove, Kombëtarja shqiptare mund të përballet me ekipe nga:

• Vazo 2: Finlanda, Sllovakia, Bullgaria, Armenia

• Vazo 3: Bjellorusia, Ishujt Faroe, Qipro, Estonia

• Vazo 4: Letonia/Gjibraltari, Luksemburgu/Malta, Moldavia, San Marino

Shorti i 12 shkurtit do të përcaktojë përbërjen e grupeve dhe rrugëtimin e Shqipërisë në këtë edicion të Nations League, një kompeticion i rëndësishëm për ecurinë ndërkombëtare të ekipit kuqezi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme